Paniku në ajër, çahet xhami i avionit gjatë fluturimit

Paniku në ajër, çahet xhami i avionit gjatë fluturimit

Bota E Premte, 10 Korrik 2026 16:20 Një avion i Ryanair që fluturonte nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani u detyrua të rikthehej në aeroport pas një incidenti që shkaktoi humbje të presionit në kabinë. Avioni u ngrit rreth orës 06:12 dhe u ul sërish në Selanik rreth orës 07:09, pasi u dëmtua një dritare gjatë fluturimit dhe u aktivizuan maskat e oksigjenit. Ryanair konfirmoi ngjarjen dhe bëri të ditur se një pasagjer kërkoi ndihmë mjekësore pas uljes. Sipas mediave greke, një 61-vjeçar nga Serbia u dërgua në spital për kontrolle, ndërsa tre pasagjerë të tjerë morën trajtim për dëmtime të lehta. Dyshimet fillestare përfshijnë mundësinë që dëmtimi i dritares të jetë shkaktuar nga mbetje të jashtme, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Pasagjerët vijuan...