Panik në Romë/ 30 kuaj të forcave të armatosura italiane dali jashtë kontrollit, plagosin 5 persona në kryqytet

Panik në Romë/ 30 kuaj të forcave të armatosura italiane dali jashtë kontrollit, plagosin 5 persona në kryqytet

Paniku përfshiu gjatë natës rrugët e Romës, kur rreth 30 kuaj që i përkisnin forcave të armatosura italiane dolën jashtë kontrollit dhe nisën të vraponin në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit. Pesë persona mbetën të plagosur teksa përpiqeshin të ndalonin kafshët e trembura. Kuajt ndodheshin pranë ‘Baths of Caracalla’, ku do të merrnin pjesë në paradën ushtarake të së martës me rastin e “Ditës së Republikës’. Sipas raportimeve, një shpërthim i papritur fishekzjarrësh i trembi kafshët, të cilat dolën nga zona ku mbaheshin dhe nisën të galoponin pa kontroll përgjatë rrugëve. Gjatë operacionit për kapjen e tyre, u plagosën tre ushtarë dhe dy efektivë policie. Dy prej të lënduarve u dërguan në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, kuajt...