Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani, copëza nga motori thyen xhamin e avionit, lëndohet pasagjeri
Një avion që ishte nisur nga Selaniku drejt Memmingenit, u detyrua të kthehej në Aeroportin “Makedonia” të premten, pasi pësoi një defekt serioz në motor pak minuta pas ngritjes, njoftuan autoritetet greke. Një copëz e shkëputur nga motori theu një nga xhamat e kabinës, duke lënduar pasagjerin që ishte ulur aty. Si masë parandaluese u aktivizuan maskat e oksigjenit, gjë që shkaktoi panik mes udhëtarëve. Pavarësisht dëmtimit të xhamit, nuk pati çarje apo dëmtim të trupit të avionit. Ekuipazhi konstatoi problemin teksa avioni po fluturonte mbi Maqedoninë e Veriut dhe vendosi të kthehej në Selanik, pasi defekti në motor nuk mund të zgjidhej gjatë fluturimit. Pasi pilotët shpallën gjendjen e emergjencës, në Aeroportin “Maqedonia” u aktivizuan procedurat standarde të sigurisë. Zjarrfikësit, ambulancat, policia dhe shërbimet...
Burimi:
vizionplus.tv