Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy dekadave
Autoriteti Palestinez ka njoftuar se zgjedhjet legjislative do të mbahen në muajin nëntor, duke shënuar procesin e parë të madh zgjedhor në territoret palestineze pas rreth 20 vitesh. Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka nxjerrë një dekret për organizimin e zgjedhjeve, të cilat janë caktuar për 28 nëntor. Ky do të jetë votimi i parë parlamentar që nga viti 2006, pasi zgjedhjet e planifikuara më herët u shtynë. Vendimi vjen në një periudhë të vështirë politike për palestinezët, të ndarë prej vitesh mes Autoritetit Palestinez, i cili kontrollon pjesë të Bregut Perëndimor, dhe Hamasit, që ka kontrolluar Rripin e Gazës. Zgjedhjet shihen si një përpjekje për të rinovuar legjitimitetin politik të institucioneve palestineze dhe për t’iu përgjigjur kërkesave ndërkombëtare për reforma. Megjithatë, mbeten pikëpyetje të mëdha...
Burimi:
vizionplus.tv