Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan, 13 viktima dhe 14 të plagosur, mes tyre 11 fëmijë
Të paktën 13 persona, përfshirë 11 fëmijë, u vranë në sulmet ajrore që i atribuohen forcës ajrore pakistaneze në zonat e Afganistanit lindor pranë kufirit midis dy vendeve, sipas autoriteteve dhe qeverisë de facto të talebanëve. Kabuli akuzoi Islamabadin për një tjetër shkelje të hapësirës ajrore afgane, në një kohë tensionesh të larta në marrëdhëniet midis dy shteteve fqinje. Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i qeverisë de facto të talebanëve, tha në një postim në platformën X se bombardimet ndodhën të martën në mbrëmje në provincat Kunar, Khost dhe Paktika. “Mbrëmë, ushtria pakistaneze shkeli përsëri hapësirën ajrore afgane dhe bombardoi shtëpitë e civilëve në provincat Kunar, Khost dhe Paktika”, tha ai. Sipas tij, sulmet vranë 11 fëmijë, një grua dhe një burrë i moshuar, ndërsa...
Burimi:
top-channel.tv