Pak ditë pas takimit të bujshëm me Trump, lideri kinez Xi Jinping pritet të takojë Vladimir Putinin

Pak ditë pas takimit të bujshëm me Trump, lideri kinez Xi Jinping pritet të takojë Vladimir Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me udhëheqësin kinez Xi Jinping gjatë një udhëtimi dy-ditor në Pekin javën e ardhshme, njoftoi sot Kremlini. Gjatë takimit, Xi dhe Putin do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe “çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale”, tha Kremlini. Udhëtimi i Putinit është planifikuar për 19-20 maj dhe do të përkojë me 25-vjetorin e Traktatit të Miqësisë Sino-Rus të vitit 2001, tha qeveria ruse. Kremlini tha se pas takimit, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët “në nivelin më të lartë” dhe disa dokumente dypalëshe ndërqeveritare. Njoftimi vjen më pak se 24 orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përfundoi vizitën e tij shtetërore në Kinë, ku u takua me Xi për të diskutuar tregtinë dhe luftën në Iran. Kur...