Operacion rekord kundër trafikut të drogës, sekuestrohen mbi 5 tonë kokainë, trafikantët përdorin “kurthin e majmunëve”
Mbi 5 tonë kokainë janë sekuestruar në një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Ngarkesa ishte e fshehur në një anije që transportonte kontejnerë. Operacioni u zhvillua nga Policia Kombëtare e Spanjës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit të Britanisë (NCA) dhe Policinë Gjyqësore të Portugalisë. Në momentin e ndërhyrjes anija ndodhej rreth 600 milje detare larg ishujve Azore dhe autoritetet e shoqëruan atë drejt portit të Sines në Portugali për kontroll të detajuar. Gjatë kontrolleve, efektivët zbuluan 163 pako kokainë me peshë totale rreth 5 mijë kilogramë, të fshehura mes më shumë se 20 mijë kontejnerëve që transportonte anija, e cila ishte mbi 260 metra e gjatë. 🚩Intervenidas 5⃣ toneladas de cocaína en un portacontenedores contaminado con el método...
Burimi:
vizionplus.tv