Operacion i madh antiterror në Itali, arrestohen 7 persona, detajet e para

Operacion i madh antiterror në Itali, arrestohen 7 persona, detajet e para

Autoritetet italiane kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në sulme terroriste dhe akte sabotimi ndaj infrastrukturës publike. Sipas hetimeve, të arrestuarit vepronin kryesisht në Romë, por ishin aktivë edhe në Milano dhe Napoli. Prokuroria italiane ka ngritur akuza për disa veprime kriminale, ndërsa dy prej të arrestuarve dyshohet se katër muaj më parë vendosën pajisje shpërthyese në linjën hekurudhore që lidh Romën me Firencen. Nga ky sulm u shkaktuan dëme të vlerësuara në rreth 455 mijë euro. Sipas hetuesve, sabotimi lidhet me zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026, si dhe me protestat e dhunshme të qarqeve anarkiste kundër regjimit të ashpër të burgimit të anarkistit italian Alfredo Cospito.