OKB në krizë financiare, apel për donacione: Paratë mbaruan

OKB në krizë financiare, apel për donacione: Paratë mbaruan

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) do t’i shterojë burimet financiare në muajin gusht dhe po pret donacione për të mundur të “mbijetojë” edhe pas shtatorit. Kështu deklaroi Chandramouli Ramanathan, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së për planifikimin e programeve, financat dhe buxhetin.  “Edhe sa i përket buxhetit të zakonshëm, ne po operojmë me burime financiare shumë të kufizuara. Nuk kemi më likuiditet përtej muajve gusht dhe shtator. Paratë kanë mbaruar. Po presim donacione që të mund të mbijetojmë edhe pas shtatorit. Në çdo rast, ka shumë gjasa që ta mbyllim vitin me bilanc zero, çka do të thotë të mbijetojmë me shumë vështirësi dhe me një buxhet të reduktuar”, deklaroi Ramanathan gjatë një konference për shtyp.  Pse mungojnë paratë? Një pjesë e përgjegjësisë për këtë...