OKB jep alarmin: Njerëzimit i kanoset një “pandemi dixhitale”

OKB jep alarmin: Njerëzimit i kanoset një “pandemi dixhitale”

Nëse shtyllat kryesore të botës dixhitale do të dëmtoheshin papritur, pasojat do të ishin shkatërrimtare për shumicën e njerëzve. Sipas paralajmërimeve të Organizatës së OKB-së për Telekomunikacion (ITU) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNDRR), shumica e vendeve nuk janë të përgatitura për probleme masive të satelitëve, ndërprerje të energjisë ose dëmtime të kabllove nënujore.  “Rreziqet dixhitale janë reale, sistemike dhe të dokumentuara, por shpesh nënvlerësohen,” theksojnë ITU dhe UNDRR. Raporti i tyre ngre pyetje alarmante: çfarë ndodh nëse telefonat, interneti, transaksionet financiare dhe sistemet emergjente ndalojnë papritur? “Ajo që duket si fantazi shkencore mund të bëhet realitet”, thonë ata duke përmendur tre skenarë të frikshëm, që nisin me stuhi diellore si ajo e vitit 1859. Ekspertët thonë se...