OBSH ngre alarmin: ‘Vrasësi i heshtur’ ka shkaktuar mbi 1.300 viktima në Evropë

OBSH ngre alarmin: ‘Vrasësi i heshtur’ ka shkaktuar mbi 1.300 viktima në Evropë

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po shkakton pasoja gjithnjë e më të rënda, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se temperaturat rekord kanë lidhje me mbi 1.300 vdekje shtesë që nga 21 qershori. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se Evropa po përjeton një situatë alarmante, pasi është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë. “Mbi 1.300 vdekje shtesë janë regjistruar që nga 21 qershori dhe lidhen me temperaturat e larta në Evropë”, u shpreh ai. Ai theksoi se rreth 150 milionë njerëz jetojnë aktualisht nën ndikimin e vapës ekstreme, ndërsa qindra persona kanë humbur jetën, shkollat janë mbyllur dhe rrjetet energjetike po përballen me mbingarkesë. “Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me ritëm dy...