OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rreth 150 milionë njerëz po jetojnë në kushte të nxehti ekstrem, ndërsa qindra persona kanë humbur jetën, shkollat janë mbyllur dhe rrjetet energjetike po përballen me ngarkesë të lartë. Sipas një llogaritjeje të AFP-së, të paktën 191 milionë banorë pritet të përjetojnë temperatura mbi 35 gradë Celsius gjatë ditës së sotme. Në disa zona të kontinentit, termometri pritet të arrijë ose të kalojë 40 gradë Celsius, ndërsa rajone të tjera po përballen me stuhi të forta. Franca është ndër vendet më të goditura, ku autoritetet raportojnë rreth 1,000...