OBSH konfirmon 13 raste të Ebolës, në një shpërthim të ri në Kongon lindore

OBSH konfirmon 13 raste të Ebolës, në një shpërthim të ri në Kongon lindore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se 13 raste të Ebolës janë konfirmuar në një shpërthim të ri në provincën verilindore Ituri të Republikës Demokratike të Kongos. Duke folur në një konferencë për shtyp në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se rastet janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Biomjekësore (INRB) në Kinshasa, pas analizimit të mostrave të mbledhura në terren, të cilat fillimisht kishin rezultuar negative. “Më 5 maj, OBSH-ja mori sinjalin për raste të dyshuara dhe dërgoi një ekip në Ituri për të mbështetur autoritetet shëndetësore të RDC-së në hetimin e shpërthimit dhe për të mbledhur mostra në terren”, tha ai. Mostrat më pas u analizuan në Kinshasa dhe u konfirmuan pozitive me Ebola të enjten, shtoi ai....