OBSH jep alarmin: Evropa përballet me javë vdekjeprurëse nga vala e re e të nxehtit

OBSH jep alarmin: Evropa përballet me javë vdekjeprurëse nga vala e re e të nxehtit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me “javë më vdekjeprurëse” për shkak të një valë të re të nxehtë intensive që po formohet mbi Atlantik. Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, zhvilloi një takim urgjent me përfaqësues nga 41 vende, Komisionin Evropian dhe organizatat e shoqërisë civile për të diskutuar mësimet e nxjerra nga vala e fundit e të nxehtit dhe përgatitjet për atë të radhës. Në një deklaratë, Kluge tha se vendet me plane veprimi shëndetësor në lidhje me temperaturat ekstreme dhe valët e të nxehtit reaguan më shpejt dhe mbrojtën më mirë popullsitë e tyre gjatë valës së të nxehtit të qershorit. Megjithatë, ai tha se më pak se gjysma e vendeve anëtare evropiane të...