OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të lartë në shpërthimin e një pandemie në të ardhmen. Botimi i posaçëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), “Prioritizimi i patogjenëve: Një kuadër shkencor për gatishmërinë në kërkimin e epidemive dhe pandemive” saktëson patogjenët, por edhe strategjinë globale se si duhet të mbrohet njerëzimi nga kërcënimet e ardhshme. OBSH-ja e zhvendosi fokusin nga menaxhimi i krizave te parandalimi strategjik. Kjo do të thotë se duke studiuar një “prototip” me rrezik të lartë, shkencëtarët ndërtojnë një mburojë për të gjithë grupin e patogjenëve. Viruset me rrezik të lartë global OBSH-ja ka identifikuar familjet virale me rrezikshmërinë më të lartë për shkak të karakteristikave të tyre vdekjeprurëse...