OBSH: Hantavirusi mund të jetë përhapur midis pasagjerëve në anijen turistike

OBSH: Hantavirusi mund të jetë përhapur midis pasagjerëve në anijen turistike

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka deklaruar se mund të ketë pasur një transmetim të hantavirusit nga njeriu te njeriu në anijen holandeze turistike ku kanë vdekur tre pasagjerë. Virusi zakonisht përhapet nga brejtësit, por OBSH-ja tha në këtë rast se mund të jetë përhapur midis kontakteve shumë të ngushta në bordin e anijes MV Hondius. Ajo theksoi se rreziku për publikun ishte i ulët. Dy anëtarë të ekuipazhit do të evakuohen për qëllime mjekësore me aeroplan në Holandë, pasi kanë shfaqur simptoma akute të frymëmarrjes. Një person i lidhur me një prej viktimave gjithashtu do të evakuohet. MV Hondius u nis nga Argjentina për udhëtimin e saj përmes Oqeanit Atlantik rreth një muaj më parë. Aktualisht është e ankoruar pranë Kepit të Gjelbër, pranë...