OBSH: Epidemia e Ebolës në RD të Kongos jashtëzakonisht serioze, e vështirë për t’u menaxhuar!
Përhapja e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos është “jashtëzakonisht serioze dhe e vështirë” për t’u menaxhuar, tha të hënën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke paralajmëruar se epidemia aktualisht po përhapet më shpejt sesa po zhvillohen operacionet e reagimit. “Ne po i zgjerojmë urgjentisht operacionet, por për momentin shpërthimi po përparon më shpejt se ne”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai tha se deri më tani janë regjistruar 101 raste të konfirmuara dhe dhjetë vdekje në Kongo, por paralajmëroi se përmasat reale të shpërthimit janë dukshëm më të mëdha. “Ka më shumë se 900 raste të dyshuara dhe 220 vdekje të dyshuara”, tha ai. Më herët, autoritetet shëndetësore paralajmëruan se epidemia po vazhdon të përhapet në pjesë të Afrikës,...
Burimi:
syri.net