Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, ka folur sërish për misterin e UFO-ve dhe mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore, gjatë një interviste në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert. Teksa diskutonte me moderatorin Stephen Colbert, Obama u shpreh se beson se mund të ekzistojnë alienë, por theksoi se qeveria amerikane nuk ka asnjë provë konkrete apo kontakte të fshehta me ta. “Me siguri dikush do të kishte bërë një selfie me një alien dhe do t’ia kishte dërguar të dashurës për ta impresionuar”, u shpreh Obama, duke shkaktuar të qeshura në studio. Biseda mori një tjetër kthesë kur Obama deklaroi se do të ishte i gatshëm të përfaqësonte Tokën në rast të një kontakti me jashtëtokësorët. “Kandidoj për kontaktin e parë”, tha ai, duke argumentuar...