Nuk ndalen protestat në Serbi/ Mijëra studentë kundër Vuçiçit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Nuk ndalen protestat në Serbi/ Mijëra studentë kundër Vuçiçit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Mijëra protestues u mblodhën sot pasdite në qendër të Beogradit për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare, duke synuar t’i japin një shtysë të re lëvizjes kundër korrupsionit që lindi pas shembjes tragjike të stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024. Që nga ajo ngjarje, protestat në Serbi nuk janë ndalur plotësisht. Lëvizja ka njohur periudha mobilizimi masiv, si protesta e marsit 2025 ku morën pjesë rreth 300 mijë persona, por edhe faza me pjesëmarrje më të ulët. Studentët në bllokadë dhe qytetarët që i mbështesin ata u mblodhën në Fakultetin e Bujqësisë. Studentët, të cilët morën shpejt drejtimin e protestave, shpresojnë se manifestimi i sotëm do ta ringjallë vrullin e protestës dhe do ta shtyjë presidentin Aleksandar Vuçiç të shpallë zgjedhje...