“Nuk mjafton vetëm…”, BE mesazh të prerë Ballkanit Perëndimor

“Nuk mjafton vetëm…”, BE mesazh të prerë Ballkanit Perëndimor

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politike për thellimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë së jashtme dhe mbrojtjes. Në sesionin e paradites të takimit ministror, të mbajtur dje, më 11 maj, kryediplomatët e shteteve anëtare të BE-së u takuan me gjashtë homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova në këtë takim u përfaqësua nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi në përfundim të takimit se Brukseli është i gatshëm t’i mbështesë vendet e rajonit në përballjen me kërcënimet hibride dhe dezinformatat, si dhe përmes përdorimit më të madh të Instrumentit Europian...