“Nuk kishte asnjë armëpushim simbolik”/ Zelensky akuzon Rusinë për sulme të reja gjatë natës: Do përgjigjemi me të njëjtën monedhë

“Nuk kishte asnjë armëpushim simbolik”/ Zelensky akuzon Rusinë për sulme të reja gjatë natës: Do përgjigjemi me të njëjtën monedhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka denoncuar numrin e madh të sulmeve ruse ndaj Ukrainës gjatë natës, duke theksuar se Moska nuk tregoi asnjë përpjekje simbolike për armëpushim me rastin e festës ruse të Ditës së Fitores më 8-9 maj. “Numri i sulmeve ruse tregon qartë se nuk pati as një përpjekje për armëpushim. Ukraina do të përgjigjet me të njëjtën monedhë edhe sot. Ne do të mbrojmë pozicionet tona dhe jetën e popullit tonë. Rusia duhet t’i japë fund luftës dhe të gjithë do ta kuptojnë këtë kur të fillojnë hapat e parë drejt paqes”, tha Zelensky në një deklaratë në X. Sipas tij, gjatë natës ushtria ruse ka kryer mbi 140 sulme ndaj pozicioneve ukrainase në vijën e parë, me shumicën në sektorin e...