“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon bisedimet me SHBA në Doha

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon bisedimet me SHBA në Doha

Ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se janë planifikuar bisedime me Shtetet e Bashkuara ditën e nesërme, pavarësisht deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump. Zëdhënësi i ministrisë, Esmail Baghai, tha se një delegacion iranian do të vizitojë Katarin gjatë kësaj jave, por sqaroi se vizita nuk ka lidhje me praninë e zyrtarëve amerikanë në Doha. Sipas tij, Teherani nuk ka nisur negociata për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Uashingtonin, duke theksuar se sjellja e SHBA-së kërkon fillimisht zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit (MM), çështje që Irani e konsideron me rëndësi të veçantë. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, i cili deklaroi se gjatë kësaj jave nuk janë planifikuar takime mes “ekipeve teknike” iraniane dhe zyrtarëve amerikanë...