“Nuk ka heqje sanksionesh pa marrëveshje për uraniumin”, Rubio para Kongresit amerikan: S’është fare në diskutim
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, e bëri të qartë sot se Uashingtoni nuk po shqyrton heqjen e sanksioneve kundër Teheranit në këmbim të rihapjes së plotë të Ngushticës së Hormuzit, duke hedhur poshtë skenarë të tillë gjatë një seance dëgjimore në Kongres. “Kjo nuk është diskutuar dhe kjo nuk është propozuar”, u tha ai ligjvënësve amerikanë, duke theksuar se çdo lehtësim i mundshëm i sanksioneve do të lidhej vetëm me kushtet në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Ai tha se çdo ndryshim në regjimin e sanksioneve do të varej nga veprimet e Iranit mbi uraniumin e pasuruar dhe aspekte të tjera të programit të tij bërthamor. Gjatë deklaratës së tij, kreu i diplomacisë amerikane mbrojti operacionet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit, të...
Burimi:
top-channel.tv