“Nuk jam i kënaqur me atë që ofruan”/ Trump refuzon propozimin e fundit për paqe nga Irani: E studiova, nuk është i pranueshëm
Donald Trump ka refuzuar propozimin e fundit të Iranit, duke e cilësuar atë si të papranueshëm. Në një intervistë të dielën për Kanalin 12 të Izraelit, Trump theksoi se kundërpropozimi i Teheranit, i lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe programin bërthamor, nuk ishte një mundësi për SHBA-në. “Propozimi i ri iranian nuk është i pranueshëm për mua. E studiova atë, studiova gjithçka, nuk është i pranueshëm”, tha Trump. Ai gjithashtu shpjegoi se nuk do të pranonte lehtë propozimet nga Teherani. “Iranianët duan të bëjnë një marrëveshje, por unë nuk jam i kënaqur me atë që ofruan”, shtoi Presidenti. Propozimi iranian u bë publik pasi Teherani njoftoi se SHBA-të i ishin përgjigjur me një plan 14 pikash, të paraqitur përmes ndërmjetësit të Pakistanit, dhe se pala...
Burimi:
top-channel.tv