“Nuk e kontrolloni ju Ngushticën e Hormuzit”/ SHBA i kthehet Iranit: Do të bëjmë të mundur lundrimin e lirë

“Nuk e kontrolloni ju Ngushticën e Hormuzit”/ SHBA i kthehet Iranit: Do të bëjmë të mundur lundrimin e lirë

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka reaguar ndaj deklaratave të Iranit për Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se kjo rrugë ujore ndërkombëtare nuk është nën kontrollin e Teheranit dhe mbetet e hapur për të gjitha anijet që respektojnë ligjin ndërkombëtar. Në një deklaratë zyrtare, CENTCOM theksoi se Ngushtica e Hormuzit është e aksesueshme për të gjitha anijet që dëshirojnë të kalojnë në mënyrë të ligjshme, duke kundërshtuar pretendimet e autoriteteve iraniane. “Forcat amerikane janë të vendosura dhe të gatshme për të garantuar lirinë e lundrimit, pavarësisht agresionit, ngacmimeve, kërcënimeve dhe deklaratave arbitrare e të pajustifikuara të Iranit”, thuhet në reagimin e Komandës Qendrore të SHBA-së. Deklarata vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Gjirin Persik, ku Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret...