“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

“Nuk duam më biznes me ta”, Trump mbyll derën për Spanjën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë ndaj Spanjës gjatë samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara, duke bërë të ditur se ka urdhëruar Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, të ndërpresë menjëherë çdo marrëdhënie tregtare me Madridin. Në një dalje për mediat përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump e cilësoi Spanjën si një “partner të tmerrshëm” të aleancës dhe tha se nuk dëshiron më të zhvillojë asnjë aktivitet tregtar me këtë vend. “Spanja nuk bie dakord për asgjë dhe nuk duhet ta mbani mbi supe. Nuk dua të bëj asnjë tregti me ta”, deklaroi Trump, duke iu drejtuar më pas Bessent me urdhrin: Ndërprite menjëherë. Mos fol fare me ta. Trump e akuzoi qeverinë...