Një ‘terrorist’ zviceran bërtiti ‘Allahu Akbar’ para se të qëllonte me thikë 3 burra… kishte lidhje me ISIS

Një ‘terrorist’ zviceran bërtiti ‘Allahu Akbar’ para se të qëllonte me thikë 3 burra… kishte lidhje me ISIS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Winterthur, Zvicër, ku tre persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin e trenit rreth orës 08:30. Policia zvicerane e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorizmi. Autori i dyshuar, një 31-vjeçar me shtetësi të dyfishtë zvicerane dhe turke, është arrestuar nga policia. Ai ishte njoftuar më parë për përhapje propagande të Shtetit Islamik. Drejtori i sigurisë për kantonin e Cyrihut, Mario Fehr, e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe vlerësoi veprimin e guximshëm të disa qytetarëve, përfshirë një mësuese që mbrojti nxënësit e saj. Një dëshmitar i tha medias lokale Blick se burri bërtiti “'Allahu Ekber' pesë ose gjashtë herë në një mënyrë shumë emocionale, tre burra, të moshës 28, 43 dhe 52 vjeç, u...