Një segment i shkallëve të Kullës Eiffel shitet në ankand për një cmim marramëndës

Një segment i shkallëve të Kullës Eiffel shitet në ankand për një cmim marramëndës

Vepra? Vetëm 24 shkallë ngjyrë ndryshku, të rregulluara në spirale. Megjithatë, kjo pjesë e shkallëve u shit për 450 e 160 euro të enjten, më 21 maj, në një ankand të mbajtur nga shtëpia e ankandeve Artcurial. Nuk është çudi: këto 24 shkallë dikur përbënin pjesë të 1,665 shkallëve që ngjiten në Kullën Eiffel. Seksioni nga Zonja e Hekurt, 2.75 metra i lartë, i përkiste shkallëve helikoidale që lidhnin katin e dytë dhe të tretë të kullës në kohën e përurimit të saj në vitin 1889. Gjatë punimeve të rinovimit në monument në vitin 1983, kur u instaluan ashensorë, shkallët u çmontuan dhe u prenë në 24 seksione. Pak nga këto seksione "kanë mbetur në Francë dhe janë mbajtur nga blerësit e tyre origjinalë", sipas...