“Një nga marrëdhëniet më me pasoja në histori”/ Trump dhe Xi Jinping në takimin e tyre: SHBA-Kinë, raporti dypalësh më i rëndësishëm në botë
Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur lidhjet e ngushta dhe historike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke theksuar stabilitetin dhe ngrohtësinë në marrëdhënie pas një dite diskutimesh intensive me liderin kinez Xi Jinping. Gjatë një fjalimi të shkurtër në një banket shtetëror të enjten, Trump e përshkroi ditën e takimeve si “jashtëzakonisht pozitive dhe produktive” dhe falënderoi homologun e tij për “nderin e madh” të ceremonisë së mirëseardhjes që, sipas tij, ishte “magnifik”. Presidenti amerikan e krahasoi historikisht marrëdhënien SHBA-Kinë, duke e quajtur “një nga më të rëndësishmet në historinë e botës”. Ai përmendi tregtinë e tregtarit amerikan Samuel Shaw me Kinën 250 vjet më parë, citimet e Konfuciut nga Benjamin Franklin në gazetën e tij, përpjekjet e presidentit Theodore Roosevelt për të ndihmuar...
Burimi:
top-channel.tv