Një marrëveshje SHBA-Iran do të ishte katastrofike për Izraelin/ Netanyahu sfidon Trumpin, rriten frikërat për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme
Një përshkallëzim i ri i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit po ngjall shqetësime për stabilitetin në Lindjen e Mesme, ndërsa analistët paralajmërojnë se zhvillimet e fundit mund të komplikojnë përpjekjet diplomatike të ndërmjetësuara nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Sipas analizave të publikuara në mediat ndërkombëtare, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përdorur rifillimin e armiqësive me Iranin edhe si një mesazh politik të brendshëm, duke treguar se është i gatshëm të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Teheranit, pavarësisht thirrjeve të Uashingtonit për vetëpërmbajtje. Vetëm pak ditë më parë, Donald Trump kishte kritikuar publikisht Izraelin për sulmet ndaj objektivave në Liban, ndërsa pas kundërpërgjigjes iraniane me raketa ndaj Izraelit, ai kishte kërkuar shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit. Analistët izraelitë vlerësojnë se...
Burimi:
top-channel.tv