Një i vdekur dhe disa të plagosur pasi u sulmuan nga elefanti në një tempull në Indi
Të paktën një person ka gjetur vdekjen ndërsa disa të tjerë janë lënduar pasi një elefant i sjellë në një tempull në Kidangoor në Angamaly u bë i dhunshëm të premten, duke sulmuar disa persona. Sipas mediave të huaja, elefanti gjigant është parë duke sulmuar automjetet e parkuara pranë tempullit. Elefanti thuhet se përmbysi një makinë disa herë, duke e shkatërruar plotësisht atë, dhe gjithashtu dëmtoi disa motoçikleta të parkuara aty pranë. Një Skuadër e Departamentit të Pyjeve u përpoq ta vinte kafshën nën kontroll përpara se të mund të largohej nga ambientet e tempullit në një zonë më të populluar, tha policia. Një oficer nga stacioni i policisë së Angamaly tha se një shofer kamioni u vra në sulm. "Elefanti vazhdoi të jetë i...
Burimi:
syri.net