Një grua ukrainase, e dyshuara kryesore për shpërthimin me bombë që tronditi Monacon
Një grua ukrainase është identifikuar si e dyshuara kryesore për shpërthimin me pako-bombë në Monaco, nga i cili mbetën të plagosur rëndë një multimilioner ukrainas nën sanksione, gruaja e tij dhe fëmija 13-vjeçar, shkruan BBC. Zëvendësprokurori i Monacos bëri të ditur se 39-vjeçarja, Anastasiia Berezovska, dyshohet se ishte maskuar si burrë dhe se mund të mos ketë vepruar e vetme. Për Berezovskan është lëshuar një njoftim i kuq i Interpolit (Red Notice). Ajo kërkohet për tentativë vrasjeje, vendosje të një mjeti shpërthyes në një rrugë publike me qëllim kriminal dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Sipas hetimeve, pak para orës 21:00 të së hënës, një person la një pako në hyrje të një ndërtese banimi, e cila shpërtheu pak çaste më vonë – në momentin...
Burimi:
opinion.al