Një godinë në ndërtim shembet në Filipine, 19 të zhdukur

Një godinë në ndërtim shembet në Filipine, 19 të zhdukur

Të paktën 19 persona rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim e sipër u shemb në veri të Manilës, kryeqytetit të Filipineve, duke shkaktuar panik dhe një operacion të madh shpëtimi. Sipas autoriteteve lokale, ndërtesa nëntëkatëshe me strukturë betoni u shemb në orët e para të mëngjesit në Angeles City, ndërsa punëtorët ndodheshin në zonë. Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 3:00 të mëngjesit sipas kohës lokale. Zëdhënësi i qytetit deklaroi se struktura dhe skelat u rrëzuan papritur, duke zënë poshtë disa punëtorë ndërtimi. Sipas tij, 19 persona që zakonisht ndodheshin në turn në momentin e ngjarjes ende nuk janë gjetur. IN PHOTOS: A total of 26 individuals were rescued after under-construction building collapsed in Barangay Balibago, Angeles City early morning, authorities...