Një djalë 3-vjeçar nxirret i gjallë nga rrënojat pas 6 ditësh, numri i viktimave në Venezuelë shkon mbi 1900

Një djalë 3-vjeçar nxirret i gjallë nga rrënojat pas 6 ditësh, numri i viktimave në Venezuelë shkon mbi 1900

Një djalë tre-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat gjashtë ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën. Ekipi i shpëtimit nga Jordania konfirmoi se fëmija, i identifikuar si Klieber Morán, u gjet nën rrënojat në shtetin La Guaira dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, e cilësoi shpëtimin e tij si një “burim shprese për popullin tonë”, ndërsa autoritetet theksuan se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se gjashtë ditë nga katastrofa. Bilanci i viktimave është rënduar ndjeshëm. Deri më tani janë konfirmuar 1.943 të vdekur, mbi 10.000 të plagosur dhe dhjetëra mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 kanë shkaktuar dëme të...