Një ‘blerës i ri’ hyn në garë për NIS-in serb
Dy miliardë euro, të cilat, sipas raportimeve, janë siguruar nga një biznesmen serb, kanë rihapur çështjen se kush do të jetë pronari i ri i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS). Në një prononcim të shkurtër për Radion Evropa e Lirë, Ranko Mimoviq, konfirmoi se ka dorëzuar një ofertë për shumicën e aksioneve në NIS, të cilat aktualisht janë në pronësi të investitorëve rusë. Nga ana tjetër, gjiganti energjetik rus, Gazprom Neft, deklaroi se, tash për tash, po zhvillon negociata për shitjen vetëm me kompaninë hungareze të naftës, MOL. Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, oferta e biznesmenit serb është “joserioze”. Kompania “Senator Dva” e Ranko Mimoviqit, e cila, sipas raportimeve, ka dërguar ofertën te Gazprom Neft-i, është themeluar në Serbi në mes të vitit...
Burimi:
syri.net