Një ari alarmon qytetin japonez, mbyllen 94 shkolla fillore. Kafshët e egra në zonat e banuara bëhen problem në të gjithë vendin
Autoritetet në qytetin japonez Utsunomiya kanë vendosur mbylljen e të gjitha 94 shkollave fillore dhe të mesme, pas shfaqjes së një ariu në zonat urbane për herë të parë. Sipas autoriteteve lokale, një ari i zi rreth një metër i gjatë u pa fillimisht pranë një parku në qytet gjatë fundjavës, ndërsa më pas u regjistrua edhe nga kamerat e sigurisë duke kaluar pranë dy të rinjve në qendër të qytetit, duke shkaktuar panik. Kafsha është parë disa herë në zonat e banuara, përfshirë edhe një zonë industriale rreth dy kilometra larg qendrës së qytetit. Si masë sigurie, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura dhe të mos i afrohen kafshës në rast se e hasin. Policia dhe shoqatat...
Burimi:
top-channel.tv