Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë zbresin nga bordi

Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë zbresin nga bordi

Deri më tani, rreth 46 persona kanë zbritur nga anija turistike MV Hondius e prekur nga hantavirusi, sipas Diana Rojas Alvarez, drejtuese e operacioneve shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Procesi i zbarkimit do të vazhdojë deri në perëndim të diellit, përpara se të rifillojë nesër në mëngjes, tha Alvarez sot në një konferencë për shtyp. Deri më tani, pasagjerët nga Spanja, Franca, Kanadaja dhe Holanda janë evakuuar, sipas OBSH-së. Alvarez tha se të gjithë pasagjerët e mbetur pritet të zbresin deri të hënën në mbrëmje. Në bord kishte gjithsej 146 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit kur anija mbërriti në Tenerife. Anija MV Hondius do të udhëtojë më pas për në “portin e saj origjinal” në Holandë, tha Alvarez. Ajo shtoi se do të ketë...