Ngushtica e Hormuzit, “zbutet” Irani: Do vendosim linjë telefonike direkte me SHBA

Ngushtica e Hormuzit, “zbutet” Irani: Do vendosim linjë telefonike direkte me SHBA

Irani ka rënë dakord të krijojë një “linjë telefonike” të drejtpërdrejtë me SHBA-në në Ngushticën e Hormuzit, me qëllim “parandalimin dhe zgjidhjen e çdo keqkuptimi” mes SHBA-së ose vendeve të tjera gjatë kalimit të anijeve në këtë rrugë ujore jetike. Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf pohoi se Irani dhe SHBA kishin “arritur një marrëveshje për krijimin e mekanizmave të koordinimit- një linjë telefonike dhe një qendër, në mënyrë që në rast të ndonjë paqartësie ose problemi, anijet të mund të kontaktojnë atë qendër”. Megjithatë, në një intervistë për median shtetërore iraniane gjatë fluturimit të kthimit nga negociatat në Zvicër, Ghalibaf tha se nga tani e tutje Ngushtica do të “menaxhohet sipas marrëveshjeve iraniane” dhe “nuk do të kthehet kurrë në atë që ishte para luftës”....