Ngushtica e Hormuzit, beteja për pushtet dhe jo vetëm për para
E ardhmja e Ngushticës së Hormuzit mbetet e pasigurt, pasi përballja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk lidhet vetëm me çështje ekonomike, por mbi të gjitha me kontrollin gjeopolitik të një prej pikave më strategjike të energjisë në botë. Sipas analizave, nëse do të ishte vetëm një çështje financiare, një marrëveshje mes palëve do të ishte arritur prej kohësh. Irani ka mbi 100 miliardë dollarë fonde të ngrira jashtë vendit, ndërsa memorandumi i nënshkruar në mes të qershorit parashikon angazhimin e SHBA-ve për të ndihmuar në hartimin e një plani prej të paktën 300 miliardë eurosh për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Republikës Islamike. Një marrëveshje me Uashingtonin do t’i sillte Teheranit përfitime të mëdha ekonomike: heqjen e sanksioneve ndaj naftës, rikthimin e fondeve...
Burimi:
javanews.al