Ngjarje tronditëse në Çeki, nëna u hedh fëmijën e porsalindur qenve

Ngjarje tronditëse në Çeki, nëna u hedh fëmijën e porsalindur qenve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Çekinë, pasi dyshohet se një nënë ka kryer një krim monstruoz. Zbulimi i pjesëve të një foshnje të porsalindur në kopshtin e një shtëpie pranë kufirit gjerman, ka çuar në arrestimin e një gruaje 35-vjeçare, e cila akuzohet për vrasjen e fëmijës së saj, ndërsa policia po heton mundësinë që gruaja ua ka dhënë mbetjet e të porsalindurit qenve për t’i ngrënë. Detajet e rastit po tronditin edhe oficerët më me përvojë të policisë. Rasti i tmerrshëm filloi të zbulohej javën e kaluar në qytetin Kynšperk nad Ohří të Çekisë, një komunitet i vogël me 5,000 banorë, rreth 20 kilometra larg kufirit me Gjermaninë. Sipas informacioneve, vjehrra e 35-vjeçares ishte ajo që u përball me pamjen e tmerrshme kur...