Nga shtretërit pa jastëkë, tek krimbat në ushqim/ Si është jeta e Maduros në burgun famëkeq të Bruklinit?

Nga shtretërit pa jastëkë, tek krimbat në ushqim/ Si është jeta e Maduros në burgun famëkeq të Bruklinit?

Kur Tekashi 6ix9, rreper dhe ish anëtar i një bande kriminale, përfundoi tri muajt e dënimit të tij në Metropolitan Detention Center të Bruklinit, ai mori me vete një suvenir të pazakontë. Ai jua tregoi dy miqve të tij që e prisnin jashtë ndërtesës së burgut ditën që doli: ishte një figurinë e punuar me dorë e personazhit vizatimor SpongeBob SquarePants, mbi të cilën qenë zhgarravitur disa vija të dhëmbëzuara – të ngjashme me ato të ritmit të rrahjeve të zemrës në monitor apo të një vargmali. Sipas 6ix9ine, ai ishte autografi i Nicolas Maduros, Presidentit të Venezuelës. Firma mbante gjithashtu datën në spanjisht, “2. Abril.” “Shikoje, e vetmja e këtij lloji,” tha 6ix9ine, teksa tregonte figurinën që, siç shpjegoi më pas, një tjetër i...