Nga se po frikësohet Kanadaja? BBC: Po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ushtarak në 30 vite, miliarda dollarë investime
Kanadaja po regjistron rritjen më të madhe të rekrutimit ushtarak në tre dekadat e fundit, ndërsa qeveria po investon miliarda dollarë në mbrojtje dhe tensionet globale po shtojnë interesin e qytetarëve për t’iu bashkuar ushtrisë. Pas vitesh kritikash për financim të pamjaftueshëm dhe mungesë personeli, Forcat e Armatosura Kanadeze po përjetojnë një kthesë të rëndësishme. Vetëm dy vjet më parë, një ish-ministër i mbrojtjes paralajmëronte se ushtria ndodhej në një “spirale vdekjeprurëse” për shkak të krizës së rekrutimit. Sipas analistëve, rritja e aplikimeve nisi në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ndërsa konfliktet globale dhe pasiguria gjeopolitike kanë ndikuar në perceptimin e sigurisë kombëtare. Charlotte Duval-Lantoine, studiuese në Institutin Kanadez të Çështjeve Globale, tha se njerëzit kanë tendencë të bashkohen me ushtrinë kur...
Burimi:
top-channel.tv