Nga një ish-oficer në simbolin e pushtetit rus/ Analiza e BBC: Si u bë Vladimir Putin mjeshtër i imazhit politik

Nga një ish-oficer në simbolin e pushtetit rus/ Analiza e BBC: Si u bë Vladimir Putin mjeshtër i imazhit politik

Gjatë më shumë se dy dekadave në krye të Rusisë, Vladimir Putini ka ndërtuar me kujdes imazhin e tij publik, duke e shndërruar veten nga një ish-oficer i rezervuar i KGB-së në simbolin e pushtetit dhe forcës së shtetit rus. Analistët vlerësojnë se përdorimi strategjik i mediave vizuale dhe veçanërisht i televizionit ka qenë një nga elementët kyç që e ndihmuan të konsolidonte autoritetin e tij politik. Që nga ardhja në pushtet në vitin 1999, Putini dhe ekipi i tij i komunikimit kanë krijuar një profil publik që e paraqet atë si lider të fortë, energjik dhe të vendosur. Në këtë kuadër, ai është shfaqur në role të ndryshme publike, si pilot avioni luftarak, praktikues i xhudos, gjuetar, peshkatar dhe kalorës me gjoks të zhveshur,...