Netanyahu vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe, takoi presidentin e vendit

Netanyahu vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe, takoi presidentin e vendit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar së fundmi një vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar me presidentin e vendit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, sipas burimeve të cituara nga CBS News. Më vonë, zyra e Netanyahut e konfirmoi udhëtimin përmes një deklarate, duke thënë se vizita ‘çoi në një përparim historik në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe’. Zëdhënësit e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk dhanë menjëherë koment lidhur me raportimet. Lajmi për vizitën vjen pas një raportimi të The Wall Street Journal, sipas të cilit Emiratet kryen sulme ushtarake ndaj Iranit muajin e kaluar. Emiratet nuk e kanë pranuar publikisht një veprim të tillë. Izraeli ka dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore ‘Iron Dome’ dhe personel ushtarak në...