Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të marrë kontrollin në Gaza

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të marrë kontrollin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se i ka dhënë urdhër ushtrisë izraelite të marrë nën kontroll 70% të territorit të Rripit të Gazës, një veprim që rrezikon të shembë armëpushimin e brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara  dhe të përkeqësojë më tej krizën humanitare në territorin palestinez. Sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur në muajin tetor, ushtria izraelite ishte tërhequr në një vijë ndarëse që i jepte Izraelit kontroll të drejtpërdrejtë mbi 53% të Gazës. Megjithatë, që nga ajo kohë, forcat izraelite kanë zgjeruar gradualisht pozicionet e tyre drejt perëndimit të territorit të kontrolluar nga Hamasi dhe kanë shpallur zona të reja ushtarake ku ndalohet hyrja e civilëve. Duke folur në një konferencë në një vendbanim izraelit në Bregun  e pushtuar Perëndi,...