Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe shtetin palestinez
Përplasja për të ardhmen e Gazës po thellohet, këtë herë mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar planin e mbështetur nga Donald Trump, duke përjashtuar krijimin e një shteti palestinez dhe duke refuzuar tërheqjen e trupave izraelite pa çarmatimin e Hamasit. “Për sa kohë që unë do të jem kryeministër, nuk do të krijohet kurrë një shtet palestinez. As në Gaza dhe as në Jude e Samari. Izraeli e refuzon dokumentin me 15 pika. Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk do të tërhiqen derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht dhe t’i jenë marrë armët”, tha Netanyahu. Kjo përplasje vë në pikëpyetje zbatimin e planit të mbështetur nga Donald Trump. Sipas tij, pas çarmatimit të Hamasit, kontrolli i Gazës do t’i kalonte një...
Burimi:
vizionplus.tv