Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar ftesën për t’u bashkuar me Bordin e Paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndërsa Norvegjia ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan për t’u bërë anëtar i bordit. Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se Netanyahu do të bëhej anëtar i bordit me ftesë të Trump. Bordi fillimisht mendohej se kishte për qëllim të ndihmonte në përfundimin e luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe të mbikëqyrte rindërtimin, por statuti i tij i propozuar nuk e përmend territorin palestinez dhe duket se është hartuar për të zëvendësuar funksionet e OKB-së, sipas BBC. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë rënë dakord gjithashtu të bashkohen, ashtu si vendi ynë Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Hungaria, Kazakistani, Maroku dhe Vietnami....