Netanyahu mbron sulmet ndaj Teheranit dhe sulmon Erdoganin: Tiran antisemit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur qëndrimin e tij të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani nuk duhet të lejohet kurrë të zotërojë armë bërthamore. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Netanyahu mbrojti vendimet e Izraelit për të ndërmarrë sulme ndaj objektivave iraniane, duke argumentuar se ato janë të nevojshme për sigurinë e vendit dhe për të penguar ambiciet bërthamore të Iranit. Në një postim në platformën X, kryeministri izraelit sulmoi presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, të cilin e cilësoi si një “tiran antisemit”. Deklarata e Netanyahut duket se erdhi si kundërpërgjigje ndaj komenteve të mëparshme të Erdoganit, i cili kishte dënuar veprimet ushtarake të Izraelit dhe atë që e quajti “agresion” ndaj Iranit. Përplasja verbale mes dy liderëve vjen në një...
Burimi:
ntv.al