Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe i ka kërkuar presidentit amerikan, i cili do të takohet me Erdoganin gjatë samitit të NATO-s në Ankara, të përmbahet nga miratimi i shitjes së sistemeve të armatimit që do ta ndihmonin Turqinë të modernizonte forcën e saj ajrore. Në qendër të marrëdhënieve ushtarake mes SHBA-ve dhe Turqisë është një marrëveshje prej 700 milionë dollarësh për motorë të rinj për avionët luftarakë turq, si edhe mundësia që Ankaraja të rikthehet në programin F-35, nga i cili u përjashtua në vitin 2019 pasi bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400. Sipas Uashingtonit, ky sistem mund të komprometojë aftësitë dhe sigurinë teknologjike të avionit luftarak të avancuar F-35....
Burimi:
opinion.al