Negociatat SHBA-Iran, Trump: Programi bërthamor është thelbi i marrëveshjes me Teheranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se projekt-marrëveshja ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit përqendrohet kryesisht te programi bërthamor iranian, duke kundërshtuar raportimet që sugjeronin të kundërtën. Në një postim të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump hodhi poshtë një raport të transmetuar nga CNN, sipas të cilit marrëveshja e propozuar nuk trajtonte në mënyrë thelbësore çështjen bërthamore të Iranit. “CNN me lajmet e rreme tha sot, siç bën zakonisht, se marrëveshja ime bërthamore me Iranin nuk flet për bërthamore, kur në fakt thotë shumë qartë se Irani nuk do të marrë një armë bërthamore”, shkroi presidenti amerikan. Trump theksoi se dokumenti përmban dispozita të detajuara dhe gjithëpërfshirëse që lidhen me aktivitetet bërthamore të Iranit. “Marrëveshja i referohet në detaje shumë të forta dhe të...
Burimi:
top-channel.tv